Përcaktimi i diagnozës së drejtë gjatë çdo vizite mjeksore varet nga saktësia e raporteve laboratorike. POLIKLINIKA ALTEA me laboratori biokimike tepër të sofistikuar dhe personel të përkushtuar siguron saktësi dhe efikasitet në kryerjen e analizave laboratorike.

Pajisja si HumanCount, Humanlaiser 2000 dhe Humaster 80, të prodhuara nga kompani me renome botërore, funksionojnë në mënyrë të përsosur me kapacitet prej më shumë se 100 analiza në orë. Në të ardhmen jemi përkushtuar për të siguruar një prej reagentëve me kualitet më të lartë, që është i nevojshëm për kualitetin e analizave që i përpunojmë.

POLIKLINIKA ALTEA në interes të pacientëve përmes bashkëpunimit me institucione tepër të specializuara nga vendi dhe jasht, mundëson hulumtime edhe të analizave më specifike, të nevojshme për përcaktimin e diagnozës së drejtë.

SEPSE SHËNDETI ËSHTË MË I RËNDËSISHËM!

Shërbime

  • sedimentimi
  • pasqyra e gjakut
  • statusi i proteinave
  • statusi i lipideve
  • statusi i elektroliteve
  • statusi i glicideve
  • statusi i enzimeve
  • statusi i koagulimit
  • statusi urinar
  • sedimentimi në urinë
    (fusha mesatare)
  • statusi hormonal
  • statusi virusal
  • narko statusi
  • statusi alergologjik
  • statusi imunologjik
  • markerë të tumorit
  • testi i shtatzënësisë